Rama nuk kursehet për ish-deputetin e PD: Ai veshgjati! Injoranti!
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu epitetet e shumta ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylybashi, pas thirrjeve të tij për "vëllavrasja për të mbrojtur demokracinë".

Pjesa nga fjala e Rames:

Asnjë shans nuk kanë ata. Ai veshgjati që thoshte nuk lejojmë të na e bëjnë prapë si na e bënë në 1944. Ai është një kokërr injoranti. Në atë kohë të cilës ai i referohet, opozita u vra. Sot opozita vret veten.

Në atë kohë u vendos asgjësimi i pluralizmit dhe ndalimi i çdo opozite. Sot është opozita që kërkojnë të marrë peng procesin politik dhe pluralizmin, për më të keqen e gjëra, për të marrë peng Shqipërinë. Ai i shkreti vdes të bëhet drejtor hipoteke.

ǒlidhje ka ai me historinë? Me historinë e gjithë atyre socialistëve dhe demokratëve që të rrisin fëmijët e tyre këtu.

Çlidhje ka ai veshgjatë që del e flet sikur po ha tavë dheu me Lulin. Ai është një turp për Elbasanin, një shëmti për Elbasanin, ai është një aksident i natyrës, ai është një gabim njerëzor. Ai ai është krijuar në një moment ku Zoti nuk e ka pasur mendjen. Një brutal del e na thotë vëllavrasja çfarë problemi ka.

Një rrufe në qiellin e pastër të Elbasanit, një personazh qesharak që është e mjaftueshme ta braktisni Partinë Demokratike për sa kohë përfaqësohet nga ai. Është çehrja tipike e shpirtit të keq.

Është vemja tipike që ka ngrënë vazhdimisht trungun e kësaj politike qysh kur Ismail Qemali ngriti flamurin.

Unë dua që të gjithë ta kenë të qartë. Nuk është çështja e Edi Ramës, e qeverisë, është qeshja e dinjitetit të çdo njeriu.

As ky, as ata, as Neritani i shkretë nuk kanë faj. Faji është te 4 veta për ta bërë Shqipërinë plaçkë për të tregtuar karrierën e tyre.
Shtuar më 26/06/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori