Kryeministri Nano u takua dje ne Korce me kreun e BDI-se, Ali Ahmeti
Albeu.com
Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim te Maqedonise Ali Ahmeti pati dje nje takim koke me koke dhe nje dreke pune me kryeministrin Nano ne Korce.Burime zyrtare njoftuan dje se Ahmeti do te udhetoje ne Shqiperi per te takuar kryeministrin shqiptar, ne nje raund konsultimesh qe duket se do te perqendrohen tek ngjarjet me te fundit te ndodhura ne Maqedoni dhe ne situaten e brendshme shqiptare. Takimi koke me koke u zhvillua ne nje lokal te njohur ne Korce per takime te tilla, ndersa dreka e punes ne fshatin Boboshtice. Nano dhe Ahmeti kane pasur nje shkembim te hershem pikepamjesh dhe qendrimesh rreth zhvillimeve ne republiken fqinje, cka eshte pare si nje pozicionim normal i shtetit dhe qeverise shqiptare ne lidhje me proceset stabiliziuese ne Maqedonine fqinje, ku nje rol percaktues luan faktori shqiptar. Gjate vizites ne Korce, pritet qe Nano te diskutoje me zyrtaret lokale te PS-se rreth zgjedhjeve te fundit dhe situates se krijuar pas tyre.
news 24
Shtuar më 07/08/2005, ora 16:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori