Kryeministri maqedonas: Jo kompromis me ata që përpiqen t'i prishin zgjedhjet vendore
Pëlqej
Albeu.com
Nuk do të bëjmë kompromis me të gjithë ata që përpiqen t'i prishin zgjedhjet, tha Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski. Ai u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve relevantë të angazhohen për zgjedhje korrekte dhe demokratike gjatë ditës së diele.
Duke komentuar bojkotin e paralajmëruar nga ana e Koalicionit të partive politike shqiptare - Partisë së Prosperitetit Demokratik dhe Partisë Demokratike Shqiptare, kryeministri maqedonas Buçkovski tha se bëhet fjalë për një sjellje që u lejohet në demokraci.
Ndërkohë edhe ambasadori i BE-së Mihail Salin tha se vendimi për bojkot është legjitim, duke theksuar se abstenimi në mes të garës është në dëm para se gjithash të vetë abstenuesit.
Shtuar më 26/03/2005, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori