Kryeministri Kosumi pershendet aksionin per arrestimin e kater te dyshuarve per krime lufte
Albeu.com
Kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi nepermjet nje deklarate per shtyp pershendeti aksionin e policise se UNMIK- ut, SHPK- se dhe KFOR- it, qe ka rezultuar me arrestimin e kater te dyshuarve per krime lufte ne Badovc te Ri, afer Gracanices.Ne deklarate thuhet. "Nje nga objektivat dhe nje nga vlerat me te larta te demokracise se pasluftes ne Kosove, e ka emrin ndeshkimi i krimeve kunder njerezimit te kryera ne Kosove ne periudhen e luftes nga regjimi represiv i Sllobodan Miloshevicit.

Qytetaret e Kosove kane qene te ekspozuar ndaj nje represioni kriminal dhe te pergjithshem qe ka rezultuar me debimin dhe vrasjen masive te civileve te pambrojtur shqiptare. Nisur nga kjo, te gjitha viktimat e ketij genocidi dhe kesaj fushate represive, te udhehequr nga ushtria dhe aparati shteterore serb, te vetmin satisfaksion per vuajtjet e tyre kane ndjekjen, arrestimin dhe nxjerrjen para drejtesise te te gjithe atyre qe jane pergjegjes per krimet e luftes.

Denimi i krimineleve te luftes eshte parakusht per rivendosjen e marredhenieve te mira dhe te besimit mes popujve, si dhe mundesi per te mesuar te verteten per luften dhe tragjedite qe ka ndodhur ne Kosove ne fundshekullin e kaluar. Shpresojme se organet e ndjekjes, si Policia e UNMIK- ut, ShPK- ja dhe KFOR- i do te vazhdojne te tregojne sukses ne kapjen dhe sjelljen e te gjithe krimineleve para drejtesise, dhe ne vecanti kriminelet e luftes", thuhet ne fund te deklarates se kryeministrit Kosumi. QIK
Shtuar më 20/09/2005, ora 14:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori