Kryeministri Kosumi nuk do te shoqeroje shefin e UNMIK Petersen ne KS te OKB
Pëlqej
Albeu.com
Burime te besuara brenda qeverise se Kosoves u shprehen per Deutsche Welle ne Prishtine se raporti i shefit te UNMIK-ut Soren Jesen Petersen me 27 maj perpara Keshillit te Sigurimit do te jete pozitiv per Kosoven.Te njejtat burime bejne te ditur se bashe me shefin e UNMIK-ut nuk do te udhetoje kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi. Kosumi ka biseduar me shefin e UNMIK-ut dhe ka ardhur ne perfundim se perderisa ai nuk ka te drejte te marre fjalen ne Keshillin e Sigurimit, atehere nuk ia vlen udhetimi i tij vetem ne cilesine e shoqeruesit fizik te zotit Petersen. "Per me teper- shprehet burimi i DW- qeveria e Kosoves ka besim te plote ne zotin Petersen ashtu si ne asnje prej shefave te meparshem te UNMIK-ut, se ai ne menyre dinjitoze do te perfaqesoje Kosoven ashtu si ka bere deri me tani". Vleresimi pozitiv nga Keshilli i Sigurimit me 27 maj, do te sjelle Kosoven ne prag te bisedimeve per statusin politik te saj qe pritet te hapen kete vjeshte. Dyshimet se kjo mund te mos ndodhe, jane hequr plotesisht nga qendrimi i fundit i SHBA, te cilat jane zotuar se tani do te angazhohen drejtperdrejt ne zgjidhjen perfundimtare te statusit te ardhshem te Kosoves. DW
Shtuar më 22/05/2005, ora 16:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori