Kryeministri Kosumi ngushellon familjen Spahija, Mitrovica shpall dite zie 4 tetorin
Albeu.com
Kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi i ka shprehur ngushellime ne emer te qeverise se Kosoves familjes Spahija, me rastin e vdekjes se kryetarit te KK te Mitrovices Faruk Spahija."Spahija ishte njeri i vendosur dhe shume i perkushtuar ne punen e tij per ndertimin e institucioneve stabile dhe efikase ne sherbim te te gjithe qytetareve te Mitrovices dhe te Kosoves ne pergjithesi. Ne keto caste te dhembjes per ndarjen nga jeta te ketij politikani te njohur kosovar, te njeriut me te dashur e te shtrenjte te familjes Spahija, ju shpreh ngushellimet me te thella ne emer te Qeverise se Kosoves dhe ne emrin tim personal", citohet ne ngushellimet e Kryeministrit Kosumi. Po ashtu edhe ministri i Pushtetit Lokal Lutfi Haziri ka ngushlleuar familjen Spahia, i nderuari President, si dhe Asociacioni i Komunave te Kosoves, Dega e LDK-se ne Suedi etj.
Nderkohe agjensite kosovare bejne te ditur se varrimi i Spahise, do te behet sot me 4 tetor, ne oren 13.30, ne varrezat e qytetit ne Shipol. Nisja per ne varrezat e Shipolit do te behet nga xhamia e "Haxhi Veselit", pas faljes se drekes. Nderkohe Kuvendi i Komunes se Mitrovices, ka shpallur dite zie 4 tetor ne shenje nderimi te vepres dhe punes se kryetarit te Kuvendit te Komunes, Faruk Spahija. Keshtu ne teritorrin e komunes se Mitrovices, me per sot do te pezullohen te gjitha aktivitetet sportive, kulturore dhe veprimtarite tjera. QIK
Shtuar më 04/10/2005, ora 14:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori