Kryeministri Kosumi: Kosova duhet te jete e pavarur, bisedimet per statusin fillojne brenda vitit
Albeu.com
Nderkohe qe i derguari i posacem i OKB-se per standardet, ambasadori Kai Aide dhe kryeadministratori i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Soren Jessen-Petersen, kane takuar ne Nju Jork, perfaqesuesit e Grupit te Konaktit Plus dhe kane biseduar per ceshtjet e Kosoves, Kryeministri Kosumi eshte i bindur qe bisedimet per satusin e Kosoves do te fillojne kete vit."Une besoj se perpara perfundimit te ketij viti do te fillojne hapat e pare ne bisedimet per statusin perfundimtar dhe, ashtu sic e kam thene gjithmone, askush nuk eshte i interesuar qe keto bisedime te zgjasin deri ne pakufi.Besoj se deri ne qershor te vitit 2006 i gjithe ky proces do te perfundoje me sukses", ka thene Kosumi ne nje interviste per BBC.

Pyetjes se cfare presin kosovaret nga Eide, Kosumi i pergjgijet se ajo qe ka kerkuar nga ambasadori Aide edhe ne takimin e pare edhe me te fundit eshte qe raporti i tij te jete objektiv dhe realist. "Nuk kam kerkuar nje fotografi idealiste per Kosoven, por nje fotografi realiste sepse, duke qene i tille, raporti i tij do te reflektoje perparimin shume te madh qe eshte bere ne Kosove ne gjashte vjetet e pasluftes".

Kosumi shprehet se Kosova duhet te shpallet e pavarur per disa arsye sic eshte se kjo eshte nje vullnet i popullit te Kosoves pasi ka investuar ne te qe prej 100 vjetesh. "Vete formula "pavarsi" i garanton popullit te Kosoves ekzistencen dhe se trete, kjo eshte formula qe garanton perparimin politik, ekonomik dhe demokratik. Mbi te gjitha sipas Kosumit pavarise eshte parakushti kryesor qe Kosova te shnderrohet ne nje faktor paqeje dhe qendrueshmerie jo vetem ne rajon, por edhe me gjere. BBC
Shtuar më 21/09/2005, ora 19:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori