Kryeministri kosovar Thaci pritet te takohet me Erdoganin
Albeu.com
Në ditën e parë të vizitës së tij në Ankara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka njoftuar kryeministria. Nesër, ditën e dytë të vizitës në Turqi, kryeministri Thaçi pritet të ...... qëndroj në Stamboll, ku do të takohet me zyrtarë lokalë. Gjatë kësaj vizite, në të cilën përveç zotit Thaçi, gjenden edhe ministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci, pritet që me qeverinë e Turqisë të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.
Shtuar më 19/05/2010, ora 16:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori