E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
Kryeministri Karamanlis uron Berishen per fitoren
Albeu.com
Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, i ka telefonuar sot kryeministrit, Sali Berisha për t'i dhënë urimin e tij për fitoren e tij dhe të koalicionit që ai kryeson në zgjedhjet parlamentare.Lajmi u bë i ditur nga zyra e shtypit të kryeministrisë e cila njoftoi se kryeministri i Greqisë, Karamanlis, e siguroi homologun e tij, se pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive, dy qeverive dhe dy vendeve. "Kryeministri grek Karamanlis theksoi, gjatë telefonatës, se kjo është një fitore plotësisht e merituar që e kanë mirëpritur dhe festuar të gjithë miqtë e Partisë Demokratike" thuhej në deklaratën e kryeministrisë. Nga ana tjetër kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen kryeministrit grek Kostas Karamanlis, për të gjithë mbështetjen e gjithanshme për Partinë Demokratike, qeverinë shqiptare dhe vendin tonë. Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë me kënaqësi bashkëpunimin e ngushtë për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme, miqësore mes dy partive, dy qeverive dhe mes dy vendeve.
Shtuar më 10/07/2009, ora 22:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori