Kryeministri italian mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama (FOTO LAJM)

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të ketë dhe një takim.

Pas takimit, në orën 16.30 është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Më tej në orën 17.30 do të ketë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Gjithashtu, kreu i qeverisë italiane do takojë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.


Shtuar më 15/10/2019, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori