Kryeministri i ri? Meta: Është e zgjidhur nga Kushtetuta
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhja e Kryeministrit të ri është e zgjidhur qartë nga Kushtetuta.

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, Meta theksoi me tej se rezultati në të gjithë vendin ishte më i lartë nga ç’e priste, duke thënë se PD ka qeverisur për shkak të përçarjes të së majtës.


"Ne këtë gjë po e themi këtu dhe do ta shprehim përsëri. Zoti Meta tani mbetet dora kryesore se kush do të jetë Kryeministri. Është zgjidhur apo jo? Kushtetuta. Çfarë thotë? Po Kushtetuta, ta lexojnë. (Qesh) Është e zgjidhur, është zgjidhur" shprehet Meta.


Duke komentuar mandatet e marra deri më tani nga LSI-ja Meta u shpreh se ai nuk e priste një rezultat kaq të thellë edhe pse kishte deklaruar se do të merrte shumë mandate.

"Unë rezultatin, për hir të transparencës ndaj publikut, ua kam thënë pak a shumë para një muaji. Por ju nuk keni dashur ta merrni seriozisht, se ju është dukur një rezultat shumë i thellë. Ai në fakt vajti edhe më i thellë sesa e mendoja unë. Ishte plotësisht e mundur, pasi unë mendoj se e majta ka qenë gjithmonë shumicë në Shqipëri. Partia Demokratike gjatë këtyre tetë viteve qëndroi në pushtet kryesisht për shkak të përçarjes të së majtës, kështu që ky proces reflektimi që ndodhi gjatë vitit të fundit dhe koalicioni i para 2-3 muajve. Natyrisht përveç shumicës së majtë dhe njëkohësisht duke përfshirë edhe shumë shtresa të tjera të shoqërisë të cilat u ndjenë të përfshira nga qeverisja aktuale, jo vetëm kaq, por u ndjenë shpeshherë të sfiduara nga arroganca e saj, pa dyshim bënë këtë ndryshim përtej parashikimeve normale duke pasur parasysh sistemin" u shpreh Meta.
Shtuar më 25/06/2013, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori