Kryeministri i Bullgarisë rezulton pozitiv me koronavirus
Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov rezulton pozitiv për koronavirus.

"Megjithëse RHI më hoqi zyrtarisht karantinën, të premten unë shtyva të gjitha takimet dhe ngjarjet publike për ditët në vijim.

Pas dy testeve PCR sot jam pozitiv për COVID-19.

Kam një mosdispozicion të përgjithshëm, për momentin dhe në përputhje me këshillat e mjekëve, unë do të qëndroj në trajtim në shtëpi.

Jam i sigurt që duke ndjekur masat, ne do të kemi sukses së bashku!”, ka shkruan ai.

Shtuar më 25/10/2020, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori