Kryeministri Hashim Thaçi uron ‘Ditën e Flamurit’
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri Thaçi përgëzon qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar: Krenohemi me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euratlantikeDita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari – thuhet mes tjerash në telegramin e urimit të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

Prishtinë, 27 Nëntor 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Në telegram thuhet:

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë.

Pas përpjekjeve shekullore për liri dhe pavarësi, u krijua shteti shqiptar, duke zgjidhur pjesërisht një aspiratë të kombit tonë.

Themelimi i shtetit shqiptar, edhe pse kaloi nëpër sfida të rënda, ishte e arritur madhore në fillim të shekullit njëzet.

Sot, Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, drejt rrugës së sigurt për t’u integruar në NATO dhe në Bashkim Evropian.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkombasit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euratlantike.

Hashim Thaçi

Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Shtuar më 28/11/2008, ora 21:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori