Familjes shqiptare në Itali i ndodh e papritura në ekskursion, sulmohen nga një tufë lopësh, kryefamiljarin e tërheqin zvarrë

Babi, nëna dhe tre fëmijë të mitur, kanë shpëtuar sot për mrekulli, pas një ngjarjeje që ju ndodhi në Monte Grappa, Itali.

Familja me origjinë shqiptare, me banim në Venecia, kishte shkuar në një ekskursion. Kryefamiljari është rrethuar nga një tufë lopësh, të cilat e kanë hedhur përtokë dhe e kanë tërhequr zvarrë për disa metra, raportojnë mediat italiane.

Burri arriti të shpëtonte duke u futur në një gropë karstike, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e mitur.

“Më rrethuan, më shtynë me brirë duke më hedhur në tokë dhe duke më shkelmuar”, tha shqiptari i cili kishte disa të nxira.

Kryefamiljari është transportuar në spital me disa plagë, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në gjendje shoku, por nuk janë lënduar./albeu.com