Kryeministri Edi Rama takon Drejtorin Ekzekutiv të Vodafone Group
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Drejtorin EkzekutivVodafone Group, Vittorio Colao, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito dhe Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania Dietlof Mare, u diskutua rreth investimeve në shërbime të reja, të cilat u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe ulin kostot e administratës.

Një ndër këto shërbime është “M-payement”, shërbim ky që afron një pjesë të madhe të popullsisë me sistemin parabankar.

Në takim u fol gjithashtu edhe për të përmirësuar shtrirjen e internetit me bandë të gjerë dhe aksesin e popullatës në shërbimet dixhitale, si mënyra për të ulur kudo kostot e administratës, për të përmirësuar cilësinë e saj dhe të shërbimeve ofruar qytetarëve.

Kryeministri Rama falënderoi zotin Colao për vizitën dhe theksoi nevojën që Ballkani të shihet si një treg i tërë dhe jo i copëzuar.
Shtuar më 08/10/2013, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori