Kryeministri Çeku premtoi se do të ndëshkohen zyrtarët që kanë bërë veprime të ku
Pëlqej
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, është takuar në një drekë pune me kryeministrin Agim Çeku, dhe kabinetin e tij, për të diskutuar në lidhje me parregullsitë e publikuara nga Revizori i Përgjithshëm.Kryeministri Çeku tha pas takimit se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë bërë veprime të kundërligjshme. “Raportin është duke e shqyrtuar Zyra Ligjore e UNMIK-ut dhe nesër do ta kemi një përgjigje se si do të veprojmë”, tha kryeministri, duke paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime.
Pas raportit të Auditorit të Përgjithshëm për keqpërdorimet e shumta financiare në disa ministri, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i ka ftuar sot në një drekë pune, kryeministrin Agim Çeku dhe të gjithë ministrat e kabinetit të tij. Në këtë takim nuk mori pjesë vetëm ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq, ku, sipas raportit të Auditorit, janë bërë keqpërdorimet më të mëdha financiare. Kryeministri Çeku tha se Petkoviq ka munguar sepse ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të auditorëve. Në lidhje me masat që do të ndërmarrë qeveria, Çeku tha se do të veprojnë konform ligjit, dhe ata që kanë bërë shkelje do të ndëshkohen.

“Kushdo që është aleat me ligjin do të mbijetojë, kushdo që është kundër ligjit, me çfarëdo veprimi do të ndëshkohet. Kjo është e qartë. Auditimin e kam kërkuar edhe për Zyrën e Kryeministrit dhe për të gjitha ministritë nga zotëri Petersen”, ka theksuar kryeministri Çeku.

Kryeministri Çeku tha se nesër në takimin e rregullt me shefin e UNMIK-ut do të merret një vendim lidhur me këtë çështje.

“Auditimi do të jetë i përgjithshëm, duke filluar nga shtëpia ime dhe në të gjitha ministritë”, ka Çeku.

Sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, parregullsitë më të mëdha financiare janë evidentuar në Ministrinë për kthim dhe Komunitete, të cilën e drejton Sllavisha Petkoviq, si dhe në atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. rtk
Shtuar më 13/04/2006, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori