Kryeministri Berisha viziton sot Zagrebin
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të qëndrojë sot në Zagreb. Ai do të merr pjesë në takimin e 19-të vjetor të BERZH (Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në Forumin e Biznesit, që do të zhvillohet atje, pjesë e këtij evenimenti.Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë mbi 2000 personalitete nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë këtij takimi do të merren dhe vendime të rëndësishme mbi strategjitë e viteve në vijim të BERZH it. Në këtë vizitë, kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të merr pjesë në takimin informal, pjesë e aktivitetit, mes 19 vendeve, ndër të cilat Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia etj.
Shtuar më 14/05/2010, ora 11:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori