Kryeministri Berisha u takua në Paris me ministrin e jashtëm francez
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është takuar me ministrin e jashtëm të Francës, Filip Dyst Blazi. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze, i ka thënë radios Evropa e Lirë se Kosova ka qenë një nga temat kryesore të takimit.Ministri Blazi ka përsëritur mbështetjen e Francës për procesin e negociatave për statusin e Kosovës dhe për punën e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Me këtë rast nga Shqipëria u kërkua që të vazhdoj të luajë rolin e moderatorit në zhvillimet në rajon dhe në Kosovë. Zoti Blazi ka kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në rajon të përfshihen në mënyrë konstruktive në proces. Ai ka mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit para fillimit të muajit korrik. rfe
Shtuar më 27/04/2006, ora 09:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori