Kryeministri Berisha prezanton ne Kuvend programin e qeverise
Albeu.com
Kryeministri i mandatuar i Shqiperise, Sali Berisha ka nisur prezantimin e programit te qeverise qe do te drejtohet prej tij. Para shpalosjes se programit qeveritar, Berisha u shpreh se " qeveria dhe koalicioni i djathte do te jete ne sherbim te interesave te shqiptareve".Kryeministri theksoi me tej se qeveria e drejtuar prej tij do te ndermarre reforma te thella te modeluara sipas standarteve nderkombetare te cilat do te nisin me permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi. Ne kete kuader berisha theksoi se do te rritet angazhimi per te zhdukur Dushkun si dhe per te bere te gjitha ndryshimet ligjore per permiresimin e sistemit ligjor ne menyre qe gjithe qytetareve t'u garantohet e drejta e votes.

" Ylli polar eshte garantimi dhe zgjerimi i te drejtave te qytetareve e ne kete kuader ridimensionimi i te drejtave te minoriteteve, liria e besimit, e fjales etj," tha Berisha ne vazhden e prezantimit programit te qeverise. Kreu i qeverise premtoi me tej se do te bashkepunoje me shoqerine civile, median, biznesin e te rinjte. Berisha theksoi se do te ndermerren refoma te thella per realizimin e pikave kryesore te programit si integrimi i Shqiperise ne strukturat europiane dhe euroatlantike, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, rivendosja e shtetit ligjor si dhe rritja e mireqenies dhe punesimit te shqiptareve. news24
Shtuar më 09/09/2005, ora 22:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori