Kryeministri Berisha pret shkrimtarin turk Orhan Pamuk
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha priti sot, shkrimtarin e famshëm turk Orhan Pamuk, laureat i çmimit Nobel për vitin 2006. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që priste shkrimtarin e mirënjohur, i cili me librat e tij është bërë një nga ...... shkrimtarët më të njohur në Shqipëri, sepse ato përshkruajnë një botë dhe një psikologji shumë të afërt për shqiptarët. “Për disa shekuj, shqiptarët i kanë dhënë Perandorisë Osmane personalitete të shquar, si Sami Frashërin, hartuesin e fjalorit të parë enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombëtar turk. Disa prej tyre ishin edhe formuluesit e ideve të shtetit të sotëm shqiptar dhe të aspiratave të tij europjaniste, si Sami Frashëri, Ismail Qemali, etj.”, tha Kryeministri.
Shtuar më 17/05/2010, ora 18:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori