Kryeministri Berisha: MPB risi ne qeverine shqiptare, vendimi per SHISH politik
Albeu.com
"Krijimi i Ministrise se Puneve te Brendshme eshte nje risi ne ndertimin e qeverise shqiptare, ndersa perfshirja e SHISH ne kete dikaster eshte nje vendim politik, por qe funksionet e tij nuk do te politizohen ".Keshtu ka deklaruar ne nje interviste per "Zerin e Amerikes", kryeministri Sali Berisha. Debatin e nxehte per krijimin e Ministrise se Puneve te Brendeshme dhe perfshirjen edhe te Sherbimit Informativ Shteteror ne te, kreu i qeverise e justifikon me faktin se "krimi i organizuar ka marre permasa te lemerishme ne vend dhe eshte i frikshem per Shqiperine. Vendet anetare te BE e kane nje Ministri te Brendeshme dhe SHISH varet direkt nga kjo ministri, pasi krimi i organizuar perben nje kercenim serioz". Ndersa ne lidhje me mbylljen e 3 universiteteve qe priteshin te hapeshin per here te pare ne Berat, Durres e Fier, Berisha u shpreh se ai nuk ka premtuar gjate fushates elektorale se do te hape universitete te reja.
Shtuar më 17/09/2005, ora 01:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori