Kryeministri Berisha diskuton me homologet e rajonit ne Prishtine statusin e Kosoves
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha pritet qe te jete inicuesi i nje tryeze te perbashket mes lidereve te vendeve te rajonit me Kosoven rreth nisjes se bisedimeve per statusin perfundimtar.Ky fakt u be publike nga vet kryeministri Berisha gjate vizites se fundit te tij ne Maqedoni. Takimi supozohet te mbahet ne Prishtine ne fillim te muajit te ardhshem, ku bashke me kryeministrin shqiptar ne tryeze do jene kryeministri maqedonas, Buckovski dhe i Malit te Zi, Gjukanovic. Takimi pritet t’i jap start nje levizje te lidereve ballkanike, qe deri tani jane shprehur pozitivisht per pavaresine e Kosoves

Nderkohe jane mbushur plot 5 vjet qe nga koha kur Sali Berisha, nen cilesine e kryetarit te opozites, ju ndalua futja ne Kosove. Kryeadministratori per Kosoven i asaj kohe Bernard Kushner, i kishte derguar nje leter Berishes, ku i thoshte se vizita e tij ishte anuluar. Dhe per 5 vite me pare, media interepretoi ne menyra te ndryshme arsyet se pse Berisha u ndalua qe te vizitonte Kosoven.
nga Daniela Bonollari, bw
Shtuar më 24/10/2005, ora 18:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori