Kryeministrat, "selfie" në plazh
Pëlqej
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto, "selfie" me kreun e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Fotoja është bërë në plazh.

Rama ka sqaruar se janë takuar për tu marrë vesh lidhur me prezantimin që do të kenë në Berlin më 28 gusht.

Edi Rama ka përmendur edhe kryeministrat e vendeve fqinje në rajon, duke "perjashtuar" atë serb dhe maqedonas.

“Sot me kryeministrin Hashim Thaçi, për t’u dakordësuar për linjat e prezantimit në Berlin. Të hënën me kryeministrin kroat, malazez e boshnjak”, ka shkruar Rama./albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori