Kryemadhi zihet me qytetaren gjatë emisionit, akuzohet se LSI i ka hequr ndihmën
Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi teksa ka folur në lidhje për protestat e opozitës, është përplasur me një qytetare nga publiku.

Përplasja u bë gjatë kohë që Kryemadhi gjatë emisionit në Ora News iu drejtua publikut duke i pyetur se kush nga ata janë të punësuar.

Pas kësaj pyetje, një zonjë nga publiku i është drejtuar Kryemadhit duke i thënë se LSI i kishte hequr ndihmën ekonomike.

Pjesë nga debati:

Kryemadhi: Sa nga ju jeni në punë këtu (i drejtohet publikut). Do të dijë ajo për mandatin tim, as nuk i intereson. Zonja të thotë nuk më intereson sepse edhe t'i je si gjithë të tjerët.

Qytetarja: Njëherë që e mora ndihmën ekonomike erdhi LSI-ja dhe ma hoqi ndihmën. Me 4 fëmijë. Mirë shtëpinë që ma vodhën, por më vodhën edhe shpirtin.

Kryemadhi: E dini ju pse jua hoqën ndihmën?

Qytetarja: Ne shqiptarëve të shkretë na u mbyllën edhe rrugët e jetës. I përdor paratë tona për fëmijët e tu.
Shtuar më 18/04/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori