Kryemadhi zbulon prapaskenat në PS: Veliaj do të bëhet kryetar i PS pas 25 prillit
Kryetarja e LSI, Monika
Kryemadhi, ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se me PD do të dalin në fushatë zgjedhore.
"Pas 25
prillit, Erion
Veliaj aspiron për t’u bërë
kryetar i PS. Nuk është beteja e shqiptarëve, por mes atyre të dyve. Opozita në 25 prill do shkojë bllok.
Me Kodin e ri Zgjedhor minimumi janë 100 deputetë. Mendoj çdo
kryetar partie opozite, çdo deputet,
nëse shkon me Ramën, firmos vendimin me vdekje të politikës së tij.
Patjetër që do dal me Bashën në fushatë. Unë vlerësoj 21 nëntorin, nuk ka pasur turp më të madh se spiunat e PS që rrinin para zyrave të LSI me telefon në dorë", tha
Kryemadhi.
“LSI mund ta risjell në pushtet PS
nëse shkojnë në bashkëqeverisje dhe e rrëzojnë nga pushteti
nëse shkojnë me PD”, tha Arjan Çuri.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 23:56