Kryemadhi tregon 'hallet' me Metën: Çdo mëngjes më thotë pse dogje mandatet...
Situata politike në vend vazhdon të jetë e trazuar prej shumë muajsh.

Për të folur në lidhje me zhvillimet politike, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar të pathënat e vendimit të saj dhe Bashës për djegien e mandatëve.

Kryemadhi zbuloi edhe se çfarë i thotë Presidenti Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj, çdo mëngjes.

Sipas Monikës, Meta çdo mëngjes, sapo hap sytë ankohet për djegien e mandateve.

“Di të them që është i pakënaqur me çështjen e mandateve. Sapo hap sytë çdo mëngjes më thotë pse i dogjët mandatet,”– tha Kryemadhi dhe filloi të qeshte. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori