Kryetarja e LSI-së Monika
Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi të mbajtur sot me gazetarët ka deklaruar se uron që
transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e zgjedhjeve të 21 nëntorit të jetë edhe në
zgjedhjet e 25
prillit.
“Është entuziaste pjesëmarrja e të rinjve që jetojnë jashtë Shqipërisë në SHBA, Itali, Greqi. Gjithashtu dua të kujtoj që ky proces zgjedhor nuk pati thjesht rëndësinë e rikonfirmimit të Monika Kryemadhit si kryetare e LSI.
Sot sfidat ne nuk i kemi personale, i kemi përballë qytetarëve shqiptar. Pjesëmarrja e të rinjve dhe të reja nuk ishte një nga bizhutë, por thelbi i procesit. Pika kryesore e këtij procesi, ishte një provë gjenerale për LSI për
zgjedhjet e 25
prillit.
Fryma që u krijua në proces jo vetëm do të mbahet por do të shtohet edhe më shumë.
Transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e këtij procesi që patëm ditën e shtunë uroj të jetë edhe në
zgjedhjet e 25
prillit”, tha
Kryemadhi.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 10:11