Kryemadhi: Tik tak, tik tak-u për Ramën ka filluar
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u ka dhënë një porosi mbështetësve të saj në Lezhë sot, në një takim të hapur në natyrë që u mbajt paradite që të mos tremben nga presionet e qeverisë në këto ditë protestash.

“Mos u ndalni! Mos u ndalni dhe as mos u sugjestiononi as nga presionet, as nga trokitjet e policisë në dyert tuaja. Pse e them këtë? Sepse njerëzit më të lodhur dhe më të mërzitur janë policët. Janë ata që paguhen më pak nga të gjithë, janë ata që shfrytëzohen më shumë nga të gjithë, janë ata që vendosen në pozicionin më të vështirë nga të gjithë.

Mos u tutni nga asnjë që kërkon t’ju mbyllë biznesin apo t’ju vërë gjoba. Çdo njeri që është ën grahmat e fundit bën atë që po bën Rama. Tik-taku i tij ka filluar!" tha ajo.
Shtuar më 10/03/2019, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori