Kryemadhi thumbon Ramën: Më erdhi keq kur të pashë duke qarë
Pëlqej
Kryemistri Edi Rama ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ironizoi LSI dhe kryetaren e saj Monika Kryemadhi duke e quajtur “motra”.

”Po e nis si motra, megjithëse motra e madhe ja ku është dhe ka 13 motrat e tjera si në raport politik dhe personal.

Krimi e ka kapur dhe po e mban peng!”, -iu kundërpërgjigj sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Edi Ramës.

”Në fakt më erdhi keq kur e pashë duke qarë, derdhte lotët, ky është një aktor i madh! Kërkon ta ktheje Shqipërinë në një teatër të madh.

Po të jetë burrë thotë që unë kam qenë aty, nuk e dija që ai person ishte në kërkim, do ta kthejë këtë vend në një teatër.

Shumë shpejt bandat do dalin në rrugë dhe do thonë që të ikin shqiptarët.

Doni të flasim për tollumat, hajde flasim se ato ëmbëlsira janë, po kam hallin e një tollumi tjetër që është ai i krimit, që hyn dhe nuk të del më!”,- theksoi më tej Kryemadhi. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori