Kryemadhi tërhiqet nga "lufta": Ftoj Ramën për bashkëpunim
Pëlqej
Pas një "lufte" të gjatë mes PS dhe LSI, Monika Kryemadhi ka vendosur të tërhiqet.

Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi i ka bërë ftesë Ramës për të bashkëpunuar për të mirën e shqiptarëve.

"Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse.

Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerra nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”- tha ajo duke zbutur tonet mes ish-aleatëve.

Ndërkohë Kryemadhi nuk harroi të thumbojë kryeministrin Rama duke i kujtuar atij çizmen e famshme.

"Me këto ritme zhvillimi, i bie që kur unë të kem 104 vjeç i bie që ne të jemi si europianët dhe stërnipat do të më thoshin t’u thaftë dora që ajo çizmja jote nuk i ka në kokë Edi Ramës që ta shkundte pak nga trutë"- tha Kryemadhi duke shkaktuar të qeshura në sallë. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori