Kryemadhi: Të protestojmë për t'i thënë jo varfërisë
Me autobusë dhe makina private protestuesit janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar opozitës në protestën që pritet të nisë sot në ora 18:30.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.

"Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!" shkruan Basha.

'Per dinjitetin, per familjen, per kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Per shëndetësi të barabartë, Per shanse të barabarta. Asnje hap pas" shkruan Monika Kryemadhi.
Shtuar më 11/05/2019, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori