Kryemadhi sulmon Ramën, bashkëpunim me partitë e majta dhe të djathta
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sot, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë, ka folur për një qasje krejt të re të të bërit opozitë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se ka pasur njerëz që zullumet e tyre ia kanë faturuar pas shpatullave të brishta të LSI-së. Sipas saj, pikërisht kjo gjë, ka detyruar të pozicionojë këtë forcë politike në opozitë.

“Ne morëm një vendim shumë të drejtë për të krijuar një vizion të ri, një përqasje të re”,- tha ajo.

Ajo tha se kjo forcë politike do të përqafojë një manifest të ri politik, pasi Shqipëria ka nevojë akute për një opozitë të fortë, për një opozitë ballore dhe pa kompromis.

Më tej, Kryemadhi bëri me dije se koha nuk pret për të bashkuar një front të përbashkët për të majte dhe të djathtë.

“Ne jemi të hapur dhe nuk kemi asnjë lloj kompleksi për sa i përket bashkëqeverisjes për një front të përbashkët opozitarë”, tha kryetarja e LSI-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori