Kryemadhi sulmon ambasadorët: Kanë rroga marramendëse
Kryeministri Edi Rama teksa në një mbledhje jashtë radhës takoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli me detaje për atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit, ku ndër të tjera tha se opozita po izolohet nga ndërkombëtarët me vendimet e saj ekstreme për të dalë nga kuvendi dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kësaj deklarate, nga protesta e opozitës që edhe këtë pasdite bllokoi thuajse të gjitha akset kryesore rrugore në vend, ju përgjigj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ajo tha se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por sulmoi delegacionet diplomatike në Shqipëri. Ajo tha se opozita ka kontakte me ndërkombëtarët e vërtetë, që sipas saj nuk janë "ata që vijnë për turizëm dhe fundjavë në Shqipëri me rroga marramendëse.

"Opozita nuk është e izoluar nga ndërkombëtarët, përkundrazi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të shpeshtë, jo me ata që vijnë për turizëm dhe që vijnë për weekend me rroga marramendëseShqipëri, por me ata që u intereson stabiliteti në Rajon.

Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe izolimin e opozitës, është një opozitë e koordinuar me partnerët tanë euro-atlantikë dhe të BE-së, nuk janë burokratët e korridoreve të zyrave që paguhen nga taksapaguesit por janë ata që vendosin dhe votojnë për anëtarësimin e BE-së", tha Kryemadhi.
Shtuar më 02/05/2019, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori