Finalja e Champions ndaj Realit, Diaz: Është një ëndërr për mua të fitojmë trofeun

Champions League do të luajë finalen në Paris më 28 maj, ku përballë do të vihen Real Madrid dhe Liverpool.

Një takim i rëndësishëm për të dy ekipet, pasi kërkojnë trofeun e kompeticionit për t’u konfirmuar si skuadra më e mirë e sezonit.

Para finales së garës më të madhe evropiane, sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz i cili iu bashkua së fundmi “Të Kuqve”, tha se po jeton ëndrrën, pasi gjithmonë ishte dëshira e tij ta fitojë Ligën e Kampionëve, e sidomos në finale ndaj Realit.

“Kam ëndërruar të fitojë Champions League. Aq më tepër kundër një ekipi si Real Madridi. Unë po jetoj një ëndërr të madhe. Dua të përfitoj nga këto momente të lumtura”, tha Diaz./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.05.2022 22:54