Kryemadhi: Shumë shpejt shqiptarët do të mbetetn pa rroga
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mendon se mos hapja e negociatave është vetëm për faj të qeverisë.

Sipas saj opozita prej kohësh ka kërkuar një pakt kombëtar për integrimin, por kjo nuk është dëgjuar nga qeveria.

Madje Kryemadhi paralajmëroi kolaps ekonomik, duke thënë se shqiptarët do të mbeten shumë shpejt pa rroga.

“Pakti kombëtar është shumë i thjeshtë. Ne si LSI por edhe zoti Basha, është diskutuar dhe me ndërkombëtarët. E vetmja negociatë që kërkohej ishte krijimi i një qeverie teknike. Të bënim atë që bëri Kroacia para disa viteve.

Pakti kombëtar është dhe miratimi i reformës në drejtësi. Çfarë ndodhi, nuk e donin, donin ta grabisnin reformën në drejtësi dhe tani e kanë mbi hanxhar mbi kokë.

Edhe ndërkombëtarët, Lu dhe Vlahutin… Ku janë ata të dy sot? Ne jemi këtu dhe po kapemi për flokësh edhe pse ti dhe Ditmiri s’kemi flok.Ne si LSI kemi përgjegjësi që i dhamë votë të pakushtëzuar Ramës në 2013”, tha Kryemadhi.

Mes të tjerash kryetarja e LSI-së pohoi se shqiptarët do të mbeten pa rroga. “Kolapsin ekonomik që do t’ju ndodhi shumë shpejt shqiptarëve. Ku do të ngelen shqiptarët pa rroga dhe pensionistët pa pensione.

Fshehja e transparencës së Ministrisë së Financave për thesarin është një krim tjetër… Po po, pa rroga do mbeten shqiptarët…”

Shtuar më 17/10/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori