Kryemadhi shpall mosbindjen civile: Mos iu bindni Ramës dhe Veliajt!
Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpallur mosbindjen civile.

Ajo është ulur në mes të rrugës duke i kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen asaj kundër dhunës së qeverisë dhe policisë, e cila sipas saj rrahu sot qytetarë duke u fshehur pas maskave.

Kryemadhi kërkoi që të mos paguhen taksat dhe asnjë qytetar të mos i binden Edi Ramës dhe Erion Veliajt duke shpallur kështu edhe mosbindjen civile.

Kryemadhi tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që ndihmuan në shembjen e Teatrit Kombëtar duke filluar nga fadromisti, tek “policja me thonj të gjatë” dhe të tjerët që rrahën qytetarët.

Shtuar më 17/05/2020, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori