Kryemadhi rrëfen takimin me Ramën: I puthi dorën Erës dhe ajo e theu
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Repolitix” në Report Tv, ka mohuar zërat që qarkullojnë për një takim të mundshëm mes saj dhe kryeministrit Rama.

Kryemadhi tregoi vetëm një rast para disa kohësh, teksa ajo ishte me Bashën dhe vajzën e saj Era, të cilës Rama i kishte puthur dorën dhe pas një jave sipas Kryemadhit kishte pësuar një incident.

Ajo u shpreh:

Të jeni të bindur që jo. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëngjesi, jep dorëheqjen”. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori