Kryemadhi: Rama do të grabisë Kushtetutën, por Iliri nuk e lejon
"Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon..."

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka vizituar Vorën, për të parë nga afër problematikën e banorëve të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa theksoi se nuk beson tek reforma në drejtësi, Kryemadhi shton se Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë.

"Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Unë nuk besoj të reforma në drejtësi se kjo ka ardhur vetëm për të emëruar gjyqtarët që janë të lidhur me Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe me ndonjë shërbëtor të ndonjë ndërkombëtari.

Ti ruaji letrat se do t’i vijë dita drejtësisë dhe për të marrë ata që duhet sepse ata nuk mund t’i bien më në qafë njerëzve.

Ruaj letrat se mund të bëjnë edhe ndonjë padi sepse ai nuk mund të të marrë taksën si biznes edhe të të kompensojë si banor. S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur.

Sa vjen e iu ngushtohet laku edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon", deklaroi Kryemadhi.
Shtuar më 21/10/2020, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori