Kryemadhi parashikon fatin e Ramës: Atij do t’i merret fryma dhe do t’i nxihet fytyra
Monika Kryemadhi ka përshkallëzuar akuzat në emisionin Open, kur publikoi një video ku ajo tha se votat e PDIU-së i janë vjedhur nga PS-ja.

E pyetur nga gazetari Carlo Bollino se komisionerët e LSI-së kanë firmosur procesverbalin, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama i ka blerë siç ka blerë Lefter Kokën dhe Ralf Gjonin.

Ndërkaq kreu i LSI-së, i është përgjigjur kryeministrit që e ka etiketuar herë doktoreshë e herë fallxhore, duke thënë se Rama nuk ka nevojë të shkojë në fallxhoret e Greqisë dhe Turqisë, pasi unë parashikoj që fytyra e tij do të nxihet çdo ditë e më shumë dhe do të tronditet gjithmonë e më shumë.
Shtuar më 26/04/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori