Kryemadhi paralajmëron “luftë”: Opozitë e fortë kundër Ramës
Kryetarja e LSI ka mbledhur sot grupin e ri parlamentar për caktimin e prioriteteve dhe detyrave, ndërkohë që ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e seancës së parë plenare të Kuvendit të ri.

“Grupi parlamentar do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm pasi qeveria është e vogël, por do të synojë një korrupsion shumë të madh.

Grupi do të votojë cdo iniciativë që ka të bëjë me integrimin, pa asnjë mëdyshje, se është jo vetëm objektiv i LSI, por edhe i cdo shqiptari.

Do të kemi qëndrim të jashtëzakonshëm për pasurimin e jetës parlamentare, do të kemi risi në jetën parlamentare me shumë iniciativa, dhe do jemi shumë vigjilentë për ato që flenë në sirtarët e kuvendit.

Nuk do të ketë asnjë tolerim për mungesa të deputetëve. Pozicionimi ynë si parti opozitare është shumë i qartë, i ka munguar vendit prej shumë kohësh”- tha ajo. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori