Kryemadhi paralajmëron Lleshajn: Kemi marrë masa...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, u ndal në zhvillimet e fundit politike.

Ajo theksoi se sot opozita është përballë një grusht njerëzish, të cilët nuk përfaqësojnë ideologji politike, por përfaqësojnë ideologjinë kriminale.

Ndwr tw tjera Kryemadhi tha se ‘jo gaz lotsjellës të përdorë Sandër Lleshaj’, duke iu referuar ministrit të Brendshëm por çdolloj gjëje, masat janë marra.

“Nga çdo anë institucionale, morale, politike edhe fizike, faktikisht Parlamenti shqiptar nuk ka për të funksionuar. Nuk ka për të funksionuar sepse nuk mund të ketë seancë plenare sepse sa herë të ketë seancë plenare qytetarët do të jenë jashtë godinës së parlamentit dhe jo gaz lotsjellës të përdor Sandër Lleshi me Lleshët e tij por çfarëdolloj gjëje të përdorë ne i kemi marrë masat dhe do përballemi me ta.
Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’ju them të ndani detyrat dhe mos hezitoni të jeni në kontakt për evidentimin e problematikave në zonat përkatëse. Grupi i punës do rakordohet me axhendën e LSI-së për gjithë Shqipërinë”. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori