Kryemadhi nxjerr "të palarat" e Qeverisë, çfarë i bëjnë punonjësve për të paguar të tjerë me kontrata 6 mujore
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk heziton të hedhë akuza ndaj qeverisë kur bëhet fjalë për pagat. Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, u shpreh se në çdo drejtori, punonjësve u është kërkuar të përgjysmojnë rrogën dhe të marrin njerëz të tjerë në punë me kontrata 6 mujore.

“Rama t’u japi njëherë pagat e pandemisë dhe pastaj t’u jap rritjen. Pastaj lanë nam me drejtorët që marrin njerëz me kontrata 6 mujore dhe u japin gjysmën e rrogave punonjësve që kanë. U kërkojnë punonjësve të ndajnë rrogën dhe i justifikojnë në bordero 2 javë punon njeri dy javë tjetri. këtë e kam të sigurt dhe ndodh në çdo drejtori”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se kreu i qeverisë Edi Rama premtoi për rritjen e rrogave ndaj mësuesve, teksa tha se kjo mundësi do të shihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, që përkon në fakt dhe me vitin zgjedhor, ku zgjedhjet parlamentare janë dekretuar të mbahen në 25 Prill. Rama tha se si për mjekët ashtu dhe mësuesit, qeveria kërkon shpërblim sa më të mirë, pasi puna e tyre është e jashtëzakonshme.
Shtuar më 07/09/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori