Kryemadhi nuk ndalet: E quan Ramën skizofren e kërkon zgjedhje të parakohshme
"Rama është si skizofreni, që ka frikë nga bluza e bardhë. Ai s’ka dashuri, godet pas krahëve"

Pas përfundimit të mbledhjes së bllokut opozitar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pranon si zgjidhje të krizës politike plotësimin e 9 kushteve të vendosura nga parlamenti gjerman për të marrë dritën ‘jeshile’ për çeljen e negociatave.

‘’Nuk është axhendë thjesht politike. Vendimi i javës së kaluar ishte dëshpërues për të gjithë shqitparët, por dhe për partnerët tanë strategjikë që i kanë ndenjur pranë.

Ne na motivon më shumë si opzitë për të respektuar axhendën me 9 kushtet e gjermanisë, e cila është axhenda më e mirë për Shqiëprinë.

Kushtet e Bundestagut po e bëjnë shumë të qartë. Dështuam për shkak të mos realizimit të Reformave.

Mos hapja e bisedimeve për integrim erdhi për mosrealizimin e reformave.

Pa zgjidhjen e krizës politike nuk mund të integrohemi. Nuk duhet të bëjmë hap të gabuar për të arritur një pikë zgjidhjeje janë zgjedhjet e reja që do të shkrijnë akujt dhe muret kaq të larta.


Shtuar më 21/10/2019, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori