Kryemadhi një hap para Bashës, prezanton listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk e ka pritur aleatin e saj Lulzim Basha për të prezantuar në të njëjtën kohë koalicionin opozitar por ka bërë të ditur njohjen e elektoratit me kandidatët në cdo zonë zgjedhore.

Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët.

Njësinë numër 1 në kryeqytet, Kryemadhi ia ka besuar Erisa Xhixhos, në njësinë 2 gjatë një takimi ajo prezantoi Aldi Fushën, një emër shumë i diskutuar për shkak të akuzave që ka patur nga Partia Demokratike, ndërsa mes kandidatësh nuk mungojnë mjekët e pedagogët.

Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI.

Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë

Njësia 1 Erisa Xhixho,
Njësia 2 Aldi Fusha
Njësia 3 Blerdi Licaj
Njësia 4 Edmond Haxhinasto
Njësia 5 Petrit Vasili
Njësia 6 Floida Kërpaçi

Njësia 7 Klajda Gjosha
Njësia 8 Klevi pojana
Njësia 9 Erjona Bixha
Njësia 10 Nora Malaj
Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj
Njësia 12 Silva Cakaj
Zall Herr Faik Basha

Vetë Kryetarja e LSI, Kryemadhi do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit.
Shtuar më 18/01/2021, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori