E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Kryemadhi nga Tepelena: Gati motorët e fushatës
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka qënë e pranishme ne Tepelenë ku u zgjodh edhe kryetari i ri i LSI në këtë degë.

Ai është ekonomisti Sefer Kanushi. Gjate fjalës së saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia eshtë rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. “LSI eshtë parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët jane në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori