Në garë për drejtimin e PD, Gjergji Hani flet pas votimit: Sot fitojmë të gjithë

Kandidati për kreun e PD-së, Gjergji Hani ka votuar sot në selinë blu. Ai, pasi ka shprehur vullnetin me votë, ka folur për mediat dhe ka thënë se pjesëmarrja është e domosdoshme.

Gjergji Hani: “Pjesëmarrja është e domosdoshme, është vlerë e demokracisë. I ftoj demokratët që të votojnë Gjergj Hani iu është përmbajtur vendimeve të Kryesësië. Sa i përket mundësive, sigurisht nuk ishin të barabarta s’kisha mundësi që të mbuloja fushatën në të gjithë vendin. Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ngelet për t’u parë dhe do të flasë drejtësia, nëse ka arsye ku drejtësia do gjejë shkelje do marrë vendimin e saj.

Çfarë pritshmërie keni?

Gjergji Hani: Të përpiqemi të ketë mbarëvajtje dhe të mos thyejmë heshtjen. Të hënën do të mbajmë konferencë, sot fitojmë të gjithë, fiton PD.


Shtuar 29.07.2023 10:13