Kryemadhi mposhti COVID-19: Kam kaluar edhe gripin e derrit
Pas deklaratës së një jave më parë që ka kaluar COVID-in pa asnjë simptomë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se ka kaluar edhe “gripin e derrit”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Real Story” në News24.

Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID. I pari është informacioni që u vjen , shërbimi nga mjekët, tamponi dhe në fund është maska. Nuk është maska ajo që largon COVID-in ashtu siç nuk janë tanket dhe kallahnikovët që nxori kryeministri me kanotiere nga Surreli.

Mbajtja e maskës është e fundit, ajo që është e rëndësishme është keqmenaxhimi që i është bërë situatës, se flasim gjithnmonë për këtë dhe na thonë njerëzit jeni bërë si emisioni “Trupi dhe shëndeti”.

Unë e kam kaluar edhe “gripin e derrit”, por nuk u bëra me ankth”, tha Kryemadhi.
Shtuar më 01/12/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori