Kryemadhi: Mbi 320 milionë euro borxh, nuk do ketë para për pensionistët
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se ekonomia shqiptare ndodhet në buzë të greminës.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Byro Politike”, Kryemadhi theksoi se mbi 600 mijë pensionistë nuk do të kenë mundësi për të marrë pensionet. Ndërsa shtoi se borxhi i jashtëm nuk është më 62%, por akoma më shumë. Sipas saj, sot buxheti i shtetit është me 200 milionë euro më pak.

“Janë dhe mbi 320 milionë euro borxh që qeveria ka krijuar këtë vit vetëm me punët publike plus dhe mbi 600 milion euro nga kontributi i sigurimeve shoqërore, të cilat janë të vjedhura.

Si rasti i mamisë tek marteniteti që 10 vitet e fundit nuk u ishin paguar sigurimet dhe kishte 45 vjet në punë. Se me të vërtetë rroga bazë është 270 mijë lekë të vjetra, por tek kjo pagë janë dhe sigurimit që paguan financuesi. Dhe drejtori i thesarit në Ministrinë e Financave nuk mund të pranojë borderon, tabelën e pagave të një institucioni shtetëror pa skemën e kontributeve në krah”, deklaroi Kryemadhi.
Shtuar më 30/10/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori