Kryemadhi: LSI do të jetë pranë qytetarëve
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e LSI-së në njësinë bashkiake nr.8 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Kryemadhi foli për protestën e 25 Majit, për të cilën tha se do të jetë protesta më e madhe dhe më e qëndrueshme.

“ Mendoj që duhet të jemi në aksion. Aksioni i vetëm është protesta e qëndrueshme, protestë e qëndrueshme, protestë e fortë, pjesëmarrje e madhe, përfshirje e të gjithë qytetarëve dhe jo pa qëllim ne kemi marrë iniciativën për daljen në të gjitha njësitë e Tiranës, në mënyrë të tillë që strukturat e LSI të jenë ato që ja u krijojnë infrastrukturën dhe mundësinë qytetarëve të Tiranës për të ardhur në protestat që po organizohen. Dhe sidomos protesta e 25 Majit që do të jetë vazhdimësi e të gjithë protestave të tjera që kanë ndodhur, që çdo protestë vjen duke u shtuar pjesëmarrja e bën akoma më të bukur sepse nuk janë vetëm partitë politike që marrin pjesë.
Shtuar më 23/05/2019, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori