Kryemadhi kundër Metës: LSI nuk është parti "me qetësi dhe dashuri"
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot Komitetin Drejtues duke bërë deklarata të forta, sipas të cilave kjo nuk mbetet më parti me "qetësi dhe dashuri", por e revoltës në rrugë kundër qeverisë.

"Dashuri dhe qetësi me kriminalin nuk ka. Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s'do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s'ka për ta falur asnjëri kudo që është", tha Kryemadhi duke theksuar se do të përballen me qeverinë me çdo formë.

Pjesë nga fjalimi

Beteja nuk është më për liderin. Kemi nevojë për një sistem ku çdo njëri ëstë i barabartë. Marrëveshja jonë me opozitën dhe partitë e tjera është shumë e qartë.

Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo parti politike, që garanton qytetarët që të zgjedhin atë politikan që duan. Ljo marrëveshje, ku bëhen bashkë mbi 60% e votuesve shqiptarë do të thotë që është shumica e shqiptarëvë , pa llogaritur ata socialist të zhgënjyer.

Sa i përket faktorit ndërkombëtare, ia kemi bërë shumë të qartë dhe jemi të palëkundur: Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështja e precedentit: jemi i vetmi vend në botë pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, ku pronar i shtetit është kryeministrit, rast i paprecedentë.

Do jemi në kontakt të vazhdueshëm, do jetë e pandalshme, për t'u takuar me njerëzit dhe për t'u sqaruar. Njerëzit e LSI duhet të zgjohen dhe të takojnë njerëzit që kanë qenë viktima të propagandës së Ramës.

Ne duhet t'iu bëjmë të qartë që roli i LSI me PS ka qenë domethënës që ShiShqipëriapqria të marrë statusin e vendit kandidat, ka qenë vendimtar për frenimin e korrupsionit, për gjobat dhe tmerret që ka bërë për gjobat e biznesit, për lirinë e mediave. LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që donte stabilitetin e vendit , që kishte hallin e qeverisë dhe qetësisë.

Dashuri dhe qetësi me kriminalin nuk ka. Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s'do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s'ka për ta falur asnjëri kudo që është.

I bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes, se 4 bandat e tij janë shumë të vogla.

Rama ta dijë se çdo shtëpi e ka një luftëtar që të marrë shenjë at ku duhet, revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar. Kandidatët do të dalin nga strukturat partiake, do të futen në një proces një anëtar një votë.

Jo vetëm kandidatë për deputet, por edhe për kryetar bashkie dhe këshilltar bashkia.
Shtuar më 26/04/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori